Noka: Basha bën thirrje për distancim në fushatë, por njerëzit janë të paduruar për të larguar rilindjen

9

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati për deputet i PD-së, Flamur Noka u shpreh se Basha u bën thirrje vazhdimisht për distancë nw mitingje, por sipas tij njerëzit janë të paduruar për të larguar rilindjen.

Andoni: Është normale që në kohë pandemie të bëni grumbullime?

Noka: Lideri i opozitës dhe çdonjëri prej nesh kur shkojmë në takime bëjmë thirrje për respektimin e distancimit, njerëzit janë të paduruar për të larguar rilindjen, dëshira për ndryshim i kanë bërë të vërshojë kudo. Basha u bën thirrje vazhdimisht për distancë. Këtë gjë nuk e kontrollon dot askush pasi është një energji njerëzore që i bën ata të harrojnë pandeminë. Është një energji pozitive mbi shpresën e ndryshimit. Nuk e kontrollojmë dot padurimin e njerëzve.



Source link