Microsoft dhe Zoom brendet më të përdorura si karrem nga mashtruesit online

17

Me shumë mundësi keni marrë e-maile ku një mashtrues pretendon se është pjesë e një kompanie të caktuar por a keni menduar ndonjëherë se cilat janë kompanitë emri i të cilëve përdoret më shumë për këto fushata?

Në 2020-ën hakerët dhe kriminelët kibernetikë kanë përdorur brendin e Microsoft dhe Zoom më së shumti për fushatat e tyre të mashtrimit menjëherë pas Covid-19.

AtlasVPN raportoi sesi mashtruesit operonin në 2020-ën dhe cilat kompani i përdornin si karrem. Plot 66.97% e mashtruesve përdornin emrin e Microsoft ndërsa Zoom 9.3%.

Në të vërtetë 71.8% e mashtrimeve kanë të bëjnë me teknologjinë ndërsa 13.8% për shërbimet e telekomunikimit.

Por pse Microsoft dhe Zoom janë në krye të kësaj liste? Kjo për shkak të efektit që pandemia e Covid-19 pati mbi mënyrën e të punuarit dhe mësuarit.

Këto dy platforma provuan jetike që puna dhe mësimi të vijonin normalisht ndërsa njerëzit ishin të izoluar në shtëpitë e tyre. /PCWorld Albanian



Huazuar nga