Lakers harron humbjen në derbi

13

14:40 07/04/2021
Curry nderon Golden State, Philadelphia rimerr kreun në lindje
Kampionët në fuqi të NBA janë rikthyer te suksesi në parket. Los Angeles Lakers fituan në transfertë 110-101 ndaj kanadezëve të Toronto Raptors. 7 lojtarë të Lakers realizuan mbi 10 pikë.Hucker që ishte shënuesi më i mirë me 17 pikë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Siakam për vendasit. Munguan sërish për kalifornianët dy yjet e ekipit LeBron James dhe Anthony Davis, dyshja që u dha titullin Lakers sezonin e kaluar.
Fitore në frymën e fundit për Golden State, që mundi 122-121 Milwaukee Bucks në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Mungesa e Gianni Antetokounmpo ndikoi te Bucks, megjithëse Holiday realizoi 29 pikë e Middleton 28. Për Warriors shkëlqeu si gjithnjë Stephen Curry me 41 pikë.
Philadelphia rimerr kreun e renditjes në Lindje, pas fitores 106-96 në fushën e Boston Celtics, ku Embiid realizoi plot 35 pikë. Ndërsa ekipi i Los Angeles Clippers mundi 133-116 Portland Trail Blazers, me Paul George që shënoi 36 pikë.
Pa probleme fiton edhe skuadra e Chicago Bulls, që mundi 113-97 Indiana Pacers, ndeshje ku diferencën e bëri Vuçeviç me 32 pikë e 17 rebound.
Klan News
Të ngjashme

Huazuar nga