Kriza me pandeminë dhe sigurimi i vaksinave, temë diskutimi gjatë takimeve të Bislimit e Gërvallës me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë

8

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dhe ministrja e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kanë pritur në takime të ndara Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Gjatë këtyre takimeve ata kanë diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë edhe mundësinë për përmirësimin e situatës me COVID-19, sigurimin sa më të shpetj të vaksinës dhe zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë takimit me Bislimin, Szunyog pati rastin të informojë atë rreth statusit dhe gjendjes së disa prej projekteve tashmë të negociuara, disa prej tyre të cilat kanë mbetur në proces, dhe mundësive që ofrohen nga ana e BE-së.

Kështu thuhet në komunikatën për medie, teksa në anën tjetër Bislimi, shprehu shqetësimin e tij dhe të Qeverisë në lidhje me gjendjen aktuale nga pandemia COVID-19 duke kërkuar mbështetjen e Zyrës së BE-së për përmirësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Ndërkaq, Gërvalla ka shfaqur besimin se me përfundimin e këtij procesi janë krijuar mundësitë që institucionet t`i adresojnë të gjitha çështjet, teksa sfidë mbetet përballja me pandeminë dhe efektet e shkaktuara nga ajo.

Gërvalla ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, për sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e Kosovës, në një kohë sa më të shkurtër. /Telegrafi/



Huazuar nga