“Kontrollorët të qëndrojnë në detyrë dhe të qetë”, Meta: Çdo e drejtë e mohuar ju garantoj që do plotësohet. Do duartrokasim për kryeministrin nëse… –

13

VLORË

Kreu i Shtetit Ilir Meta iu ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror të qëndrojnë në detyrë dhe të qetë, siç e kërkon puna pasi është standard ndërkombëtar, duke dalë garant për plotësimin e çdo të drejte të mohuar.

Nga Vlora, Presidenti Meta tha se nëse qeveria jep zgjidhje të arsyeshme do ishte mrekulli dhe do duartrokisnin për kryeministrin, sipas tij në detyrë.

“Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët tanë që janë shqetësuar, që janë cenuar, që janë dëmtuar për shkak të kësaj situate, që Presidenti ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë për të gjetur zgjidhjen më të drejtë, më të arsyeshme. Gjithmonë u ka thënë dhe iu thotë kontrollorëve, edhe tani, qëndroni në detyrë dhe qëndroni sa më të qetë sepse ju duhet të jeni aty pa asnjë lloj stresi se kështu ua kërkon puna është standard europian, ndërkombëtar. Çdo padrejtësi apo e drejtë e mohuar ju garanton Presidenti, si garant i vazhdimësisë së shtetit edhe pas ndryshimit të pushtetit, kuptohet përmes votës së popullit çdo gjë do plotësohet.

Në qoftë se qeveria jep zgjedhje sot dhe jep zgjidhje të arsyeshme e shkëlqyer fare kjo gjë, është mrekulli, do duartrokasim dhe për kryeministrin në detyrë sepse çdo reflektim që është në interesin e qytetarëve, që është në interes të parandalimit të situatave më të pakëndshme edhe për qytetarët, edhe për vendin, jemi të detyruar ta duartrokasim”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link