Kompania që do të ndërtojë rrugët në Maqedoninë Perëndimore nuk do të zgjidhet me tender

8

Duke anashkaluar Ligjin për Prokurime Publike, ekzekutivi do të negociojë drejtpërdrejt me kompaninë e përzgjedhur për ndërtimin e infrastrukturës rrugore të paralajmëruar në Maqedoninë Perëndimore. Në fund, marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti. Në paraqitjen e sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, mbron strategjinë e tillë, duke pretenduar se kjo do të shmangte hedhjen e fajit për gabimet e mundshme gjatë realizimit midis kontraktuesit dhe palës që e ka përgatur projektin.

Shmangim një nga momentet kryesore…në mënyrë që problemet të mos na ndodhin pas fillimit të ndërtimit të trasesë, pastaj grindje midis kontraktuesit dhe projektuesit, kush ka gabuar … duke shmangur procedurat e gjata që ngarkojnë investimet, kërkohen anekse. Kjo është mënyra për të shmangur që të na ndodhë sërish rasti Kiçevë- Ohër,” është shprehur Boçvarski.

Në vërejtjen e gazetarit se një parim i tillë tashmë ishte i diskutueshëm si jo-transparent dhe u ndesh me kritika nga Bashkimi Evropian kur duhej të zbatohej në Kroaci, Boçvarski siguron:

Shumë faktorë do të përfshihen këtu. Do të përfshihen ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të garantojnë dhe konfirmojnë atë marrëveshje, e cila më pas do të jetë e hapur për publikun dhe Parlamentin,” tha Boçvarski.

Burimi