I papunë, 27 vjeçari shqiptar kapet me 30 kg kokainë dhe rreth 300 mijë euro

13

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasie të madhe kokaine dhe mijëra euro. Shqiptari u arrestua nga agjentët e policisë së Milanos.
Si ra në kurth
Ai u pikas duke hipur në një makinë, por sapo pa policët, u largua në këmbë. Policia iu vu pas dhe i bëri një kontroll, ku i zbuloi 19.200 euro.
I riu i papunë nuk justifikoi dot burimin e parave, edhe pse tha se po blinte një makinë.
Më pas policia ushtroi një kontroll në banesën e 27 vjeçarit, ku sekuestroi 30 kg kokainë, me vlerë 2 mln euro.
Agjentët gjetën edhe 280 mijë euro të tjera të fshehura në banesë. 

Burimi i lajmit