“I mbyturi të mbyt”, Veliaj reagon për situatën në Rinas me një foto: Dje tradhti qe falja e detit. Sot tradhti është sabotimi i vaksinës –

13

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas grevës së kontrollorëve në Rinas që ka pezulluar fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar.

Veliaj ka postuar në “Twitter” një foto ku duket Berisha, Meta dhe Basha teksa shkruan se janë të njëjtët njerez, me të njëjtat mënyra antike që falën dje detin.

“Dje tradhti qe falja e detit. Sot tradhti është sabotimi i vaksinës në Rinas. Janë të njëjtët njerëz, me të njëjtat mënyra antike. Nuk thonë kot, i mbyturi, të mbyt!
Shqipëria është velur me këta – 30 vite pengesa, bllokime. Le t’i ndëshkojmë me votë në 25 Prill #BollMë”, shkruan Veliaj.

Veliaj Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link