Episodi i rrallë në “Etihad Stadium”

7

21:10 07/04/2021
Gjyqtari vrapon drejt dhomave të zhveshjeve, i merr autograf Haaland
Erling Haaland la gjurmë në humbjen e Borussia Dortmund në transfertën e Manchester City, duke dhënë asist tek goli i Rojs. Shumë pak për potencialin e norvegjezit, i cili është njeriu i momentit në futbollin botëror.
Shumë autografe, fotografi dhe intervista janë dhënë prej tij kohët e fundit, por befasia ndodhi pikërisht në stadiumin “Etihajt Stedium”.Sapo përfundoi sfida, gjyqtari anësor vrapoi drejt dhomave të zhveshjeve për të  marrë një autograf nga 20-vjeçari.
Mundësi që mund të vij shumë pak herë në jetë dhe Haaland nuk nguroi t’i plotësonte dëshirën. Një gjest i rrallë ky, që konfirmon edhe njëherë se Haaland jo vetëm është një futbollist me potencial, por që po rritet me këmbë në tokë.
Klan News

Huazuar nga