EMRI/ I dënuar me mbi 11 vite burg në Itali, arrestohet në Lezhë 46-vjeçari

12

Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 11 vite e 7 muaj burgim, për disa vepra penale.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Lekstakaj, 46 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në grup kriminal “, “Plagosja”, “Rrëmbim personi” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë ” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Source link