EMA nxit shtetet ta përdorin AstraZeneca-n

8

17:43 07/04/2021
Kryetarja e EMA: Vaksina është provuar se është efektive në parandalimin e rasteve të rënda
Agjencia Europiane e Barnave ka nxitur shtetet që të përdorin sërish vaksinën AstraZeneca-Oxford për të gjitha grupmoshat.
Emer Cooke, kryetarja e EMA, në një konference virtuale për shtyp bëri të ditur se agjencia evropiane e ilaçeve ka konfirmuar se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19 dhe efektet anësore tejkalojnë rreziqet.
“EMA po u kujton profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që marrin vaksinën të jenë të vetëdijshëm se mundësinë e rasteve të mpikjes së gjakut të kombinuara me nivele të ulëta të trombociteve të gjakut se ato janë të rralla. E rëndësishme është që të rifillojë sërish vaksinimi. Vaksina është provuar se është shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe shtrimin në spital”, tha Cooke.
EMA ka bërë thirrje që njerëzit tanimë të besojnë gjithnjë e më shumë në përfitimet e kësaj vaksine dhe se personat që kanë bërë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca duhet të marrin dozën e dytë. Shumica e rasteve të raportuara me trombozë kanë ndodhur te gra nën moshën 60 vjeç, deri në 2 javë pas marrjes së vaksinës.
Ndërkaq kryeministri britanik Boris Johnson tha se qeveria britanike beson se vaksina Oxford/AstraZeneca është e sigurtë. Të rriturve nën 30 vjeç duhet t’u ofrohet vaksina AstraZeneca dhe se efektet anësore janë jashtëzakonisht të rralla.
Agjencia Europiane e Barnave ka theksuar se do të vijojë monitorimi i provave shkencore të disponueshme si për efektivitetin dhe sigurinë e të gjitha vaksinave të autorizuara Covid-19 dhe do të lëshohen rekomandime të mëtejshme nëse është e nevojshme.
Klan News
Të ngjashme

Linku i Huazuar