Daçiq: Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë nuk varet nga Kurti dhe Osmani

8

Ivica Daçiq ka deklaruar se dialogu nuk varet prej presidentes dhe kryeministrit të Kosovës.

Kryetari i Parlamentit të Serbisë dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë nuk varet nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Ish-zëdhënësi kriminelit Sllobodan Milosheviq tha se udhëheqësit kosovar mendojnë se në këtë formë “Serbia e njeh Kosovën”.

“Çfarë lloj dialogu është ai, nëse ata nuk e njohin marrëveshjen e Brukselit”, Daçiq pyeti si mysafir në TV Pink, citon N1.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti javë më parë ka pranuar letër urim nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur të dy vendet që të vazhdojnë dialogu Kosovë-Serbi. /Telegrafi/



Huazuar nga