Bojkoti nga kontrollorët e Aviacionit Civil, Peleshi: Aeroporti, objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare, FA-të rrisin vigjilencën –

7

TIRANË

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar pamje, të marrjes në ruajtje të Aeroportit “Nënë Tereza” nga ana e ushtrisë.

Peleshi thekson se është rritur vigjilenca për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit.

Postimi i Niko Peleshit:

Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare.

Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link