Arben Skënderi: Partitë e mëdha zhvasin votën, kandidatët janë plotësisht të varur nga kryetari i partisë –

9

Kandidati për deputet nga Bindja Demokratike, Arben Skënderi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se partitë e mëdha e kanë si një zakon, që zhvasin votën.

Skënderi thekson se kandidatët nuk kanë një personalitet të tyrin, pasi janë të varur totalisht nga kryetari i partisë.

“Partitë e mëdha po zhvasin votën. Sot kandidatët të gjithë janë të varur nga kryetari i partisë. Ndërhyn në raport me qytetarin, sepse njeriu e ka mendjen tek lideri nëse do e vendosë në listë sesa tek njerëzit.

Prandaj njerëzit e thjeshtë po braktisin zgjedhjet. Partitë e vjetra kanë marrë të gjithë fushën e politikës. Ka dalë vetëm numri i partisë, pra depersonalizim total i kandidatëve për deputet”, u shpreh Skënderi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link