Andoni: Rama po e përdor në maksimum pandeminë. Noka: E kemi marrë faturën e gabimeve tona

6

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se pandemia është mbi dy partitë dhe se i vjen keq që Rama po e përdor në maksimum pandeminë.

Ndërsa kandidati për deputet i PD-së, Flamur Noka u shpreh se opozita ka bërë gabime dhe ka marrë faturën e gabimeve të veta.

Andoni: Më shqetëson një fakt, PS nuk flet asnjëherë mirë për element të mirë nga Partia Demokratike, po ashtu Partia Demokratike nuk flet për elementët e mirë të Partisë Socialiste. Reforma në arsim nuk bëhet vetëm nga një forcë politike. Pandemia është mbi dy partitë, më vjen keq që Rama po e përdor në maksimum pandeminë.

Noka: Ne u detyruam të braktisim parlamentit për shkak të fyerjes, poshtërimit, dhunës që na bëhej në atë sallë. Kur kemi qenë ne në pushtet kemi shtrirë dorën disa herë, kurse Rama nuk na i ka shtrirë dorën asnjëherë madje na kanë qëlluar me shpullë kur kemi shkelur në parlament. Ne kemi bërë gabime dhe kemi marrë faturën e gabimeve tona.



Source link