A do ketë pako të gjashtë ndihmash? Bytyqi: Në Kuvend kanë ngecur paratë e pakos së katërt dhe të pestë

7

I pyetur nëse parashihet sjellje e pakos së gjashtë të masave ekonomike, si ndihma shtetërore për ekonominë e vendit, Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi, në emisioni e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se një pjesë e madhe e fondet të siguruara nga dy paketat e mëparshme janë bllokuar në Kuvend.

Kemi masa nga Pakoja e katërt dhe e pestë që janë bllokuar në Kuvend. Zbatimi i tyre në këtë pikë do të injektojë mbi 200 milion euro në ekonomi,” tha Bytyqi, duke shtuar se fondet nga këto masa e kufizojnë humbjen, respektivisht rënien e PBV-së vitin e kaluar.

Burimi