Tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

11

Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare.

Mësohet se në pranga ka rënë  personi i identifikuar me inicialet Gj. K..

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç,  pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.”

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Source link