“Të bëhesh jurist i mirë”, Eduard Halimi prezanton librin: Është për studentët dhe profesionistët e rinj, shpjegon si funksionojnë bankat dhe kompanitë offshore –

8

Koordinatori i Posaçëm Politik në Partinë Demokratike Eduard Halimi, ka shkruar një libër me titullin “Të bëhesh jurist i mirë”.

Halimi thekson se libri është për studentët dhe profesionistët e rinj, duke shtuar se në të shpjegohet si funksionojnë bankat dhe kompanitë off shore.

“Për rastin Becchetti, ende nuk e kemi në dorë vendimin. Libri im ‘Të bëhesh jurist i mirë’ iu tregon të rinjve si të bëhen juristë të mirë, në fushën e bankave, energjisë, naftës dhe i orienton juristët e rinj drejt punës deri më 2025.

Është për studentët dhe juristët e rinj, për ata që kanë nevojë që duan të punojnë në bankë, për ata që duan të dinë si funksionojnë kompanitë e naftës, si funksionojnë bankat e kompanitë off shore. në këtë libër, praktikisht gjen shumë gjëra, që të bëjnë më profesional si jurist”, u shpreh Halimi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link