“Mezi të pritëm, na bënë me zemër e tension me gjoba”, Basha pritet me entuziazëm në Njësinë 3: Amnisti për padrejtësitë –

13

Ashtu si në takimet e mëparshme, edhe këtë të martë kryedemokrati Lulzim Basha është pritur nga një numër i madh qytetarësh, në Njësinë 3 të kryeqytetit.

Gjatë diskutimeve në disa biznese të vogla, Basha dëgjoi shqetësimet e tyre, ndërsa tha se pas 25 prillit do të ketë amnisti për të gjitha padrejtësitë ndaj tyre.

Pjesë nga diskutimet:
Basha: Shqipëria mezi po e pret ndryshimin dhe familje si tuajat do të jenë të parat që do të përfitojnë.
Qytetarja: Inshalla me këmbë të mbarë, se na i shtoi 350 lekë, na i shtoi.
Basha: Tallje, se dhe unë të dy prindërit pensionistë i kam. Më 25 do t’i japim fund kësaj talljeje dhe do iu japim dinjitetit, që meritoni, për sakrificat me të cilat na keni rritur.
Qytetarja: Kam tre orë që mezi pres të vish. Më kanë vënë 120 milionë lekë gjobë, më kanë bërë me zemër e tension. E dëgjova atë që kishe thënë dhe të përgëzoj.
Basha: Do bëhet amnisti për gjithë këto padrejtësi për familjet dhe biznesin e vogël. Më 25 prill votoni për ndryshimin.
Qytetari: Ta heqim këtë maskara. Ta heqim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link