‘‘Me votën në drejtim të paditur, shkon në…’’, Rama ndan bisedën me Ekonomin dhe paralajmëron mësuesit: Hynë me meritë, por duhet ta mbrojnë –

14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një telefonatë me ministren Milva Ekonomi ka dhënë një paralajmërim për mësuesit edhe infermierët.

Rama thotë se mësuesit e infermierët gjatë qeverisjes së PS kanë hyrë me meritë, por pozicionin e tyre duhe t’a mbrojnë me votë që s’duhet të shkojë në drejtim të paditur.

Sipas tij në rast se opozita vjen në pushtet do të fillojë nga e para si para 2013.

 

‘’Mësuesit e infermierët kanë hyrë me meritën e tyre, duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre, se me votën në drejtim të paditur, përfundon në drejtim të paditur, çdo gjë këtu në këtë vend plus puna e tyre. Se fillojnë prap nga e para ata, nuk dinë ata gjë tjetër.  ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link