Lëvizje në Policinë e Kosovës, dy drejtorëve u ndërrohen pozitat

14

Në Policinë e Kosovës sot janë bërë ndryshime në disa nga pozitat drejtuese në Ferizaj dhe Drejtorinë e Policisë Kufitare.

Bëhet e ditur se Emin Beqiri, më nuk do të jetë komandant i Policisë në Rajonin e Ferizajt, as Shaban Gruda drejtor i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës.

Emin Beqiri e ka konfirmuar për Telegrafin se nuk do të jetë më komandant i Policisë në Rajonin e Ferizajt, pasi është transferuar në Prizren, ku do të ushtrojë detyrën e këshilltarit në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

I kontaktuar nga Telegrafi, Shaban Guda nuk i është përgjigjur telefonatës.

Gjithashtu burime të portalit kanë thënë se është ndërruar pozita Drejtorit për Operativë në Policinë e Kosovës, Arbnesh Ajvazi. Por ai e ka ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë jam në pozitën e njëjtë, kurse koloneli Emin Beqiri është transferuar në pozitën e këshilltarit në Prizren”, tha Ajvazi

Telegrafi ka tentuar të marrë nga Policia e Kosovës informacione shtesë në lidhje me këto lëvizje, por ende nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/



Huazuar nga