Konjufca takon Jasharin dhe Kastratin, vlerëson veprimtarinë e Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit”

12

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në një takim të përbashkët kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, në krye me Halil Kastrati.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e sforcimit të angazhimeve për të thelluar më tej bashkëpunimin midis pushtetit legjislativ dhe atij lokal, me qëllim të realizimit në mënyrë sa më efikase të objektivave qeverisëse në të dy nivelet e pushtetit shtetëror.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për sfidat që institucionet e Kosovës kanë para vetes, si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kryetari Konjufca po ashtu vlerësoi lart veprimtarinë e Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” në ndihmë familjeve të shumta në nevojë anekënd Kosovës.

Ai veçoi sidomos kontributin e kësaj shoqate në ndërtimin shtëpisë së të moshuarve në Suharekë.



Huazuar nga