Haradinaj akuzon Osmanin e Kurtin: “Janë tyxharë politikë”

9

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i quajti tyxharë politikë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

Haradinaj tha se tani kryeministri e ka nën kontroll çdo institucion të vendit, duke qenë se, siç u shpreh, tri pozitat kryesore të drejtimit të shtetit udhëhiqen nga partia e tij, Vetëvendosje.

“Sot ke situatën kur postin e kryeministrit e ka LVV, kryeparlamentari nga LVV, presidenti nga LVV, i bie që Albin Kurti kontrollon çdo agjenci të pavarur sot në Kosovë dhe çdo institucion të vendit. Pra, është lideri suprem, krejt dhe drejt, krejt i ka nën kontroll”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

“Nuk do të ishte e keqe sikur të mos kalohej në këto tre momente që i pamë, pra i pari kërcënimi i opozitës ‘na jepni votën se ju çojmë në zgjedhje se jeni të dobët’, duke e harruar arsyetimin së paku se çka rrezikohet me shkuarje në zgjedhje të reja”, ndërkaq unë nuk e pranoj këtë kërcënim”.

“S’mundesh me më kërcënua e nënshtrua se do të kishim shkuar në zgjedhje. S’mundesh me më marr votë duke më kërcënuar. Bashkëpunim pozitë-opozitë e ka thënë Kurti e Osmani, por ajo çka pasoi me kërcënimin për zgjedhje, sjellja e ligjit natën dhe blerja e votave, janë elemente që e prishin”.

“Janë tejkaluar shumë parashikime të mia për të dytë, si për Kurtin ashtu edhe për Osmanin. Këta nuk po dallojnë prej atyre tyxharëve politikë në të kaluarën, fare, janë tyxharë politikë të pastër”.

“Mënyra se si kanë shkuar të Albena Reshitaj ose te dikush tjetër për votë të presidentit, dhe i vetmi që foli në mënyrë të sinqertë ishte zotëri Hoxha , i cili tha se ‘Kurti mu ma dha një zëvendësministër’. Kjo mënyrë e punës nuk e çon porosinë e mirë askund”, tha Haradinaj.



Huazuar nga