“Gjinua del e thotë; ‘kanë vdekur njerëz nga vaksina’”, ‘shpërthen’ Rama: Turp, si nuk u bënë njëherë përbashkues?! –

13

I ashpër ka qenë kryeministri Edi Rama sot nga Kolonja në lidhje me deklaratat e të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha për faktin se ka pasur të vdekur nga vaksinimi. Sipas Ramës, është e turpshme që të bëhen këto deklarata, duke u luajtur me jetën e njerëzve.

Sipas Ramës, PS sfidën e ka me vetën dhe me të ardhmen.

“E paimagjinueshme që të diskutohet mes PS, dhe një alternative që ka në kokë Sali Berishën dhe Ilir Metë. Se Luli dihet, që nuk është lideri i asaj shporte karavidhesh. është vetëm fasada. është dhëndri i buzëqeshur që është nxjerrë përpara. Kumbarët e vërtetë janë Saliu dhe Iliri. Saliu që kall panik në shpirtin e njerëzve dhe thotë; mos u vaksinoni se vaksinat vdesin njerëzit. Del dhe Gjinua dhe e përsërit prapë se i ka thënë ai; “ore ti pse nuk flet për këtë punë”. thotë; kanë vdekur njerëz nga vaksinat. Turp. S’ka më turp se të luash me jetën dhe qetësinë shpirtërore të njerëzve që janë të ankthosur për të dalë nga kjo situatë. E aty kur drita në fund të tunelit po vjen duke u zmadhuar dhe këta aty. Ndodh një përmbytje ata janë me përmbytjen, tërmeti, bëhen me tërmetin dhe vjen virusi, bëhen me të.
Këta nuk u bënë një herë. Si nuk u bënë njëherë këta përbashkues, jo për të mbështetur e lavdëruar qeverinë, por për të ndihmuar njerëzit. Ça mund të bëjnë këtë për Shqipërinë? Se ato që dini ju, i dimë dhe ne. Po ça bënë? Edhe atë Rrugën e Kombit, dhe atë rrugëve e lanë, po ja po ua japim atë. S’do iu jap mundësi njeri që të bëjnë gjë, se do të humbasin. Kur dalin dhe thonë; para 8 vitesh ndodhi një aksident. Ata ngelën në xhep të gogolit dixhital. Këtë sfidë se kemi me ta, por me vetën dhe me të ardhmen, në mes të luftës nuk mund të ndalojmë tani dhe të bëjmë eksperimente.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link