Dasho: Po ecim drejt imunitetit të grupit, për herë të parë gjatë pandemisë kemi 5% incidencë

14

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik u shpreh se tendencat janë drejt rënies me covidin dhe Shqipëria po ecën drejt imunitetit të grupit.

Sipas Dashos, Për herë të parë pandemisë kemi 5% incidencë pozitive ashtu sikurse raport OBSH, edhe pse shtoi se kjo është rezultat edhe i testeve pa cilësi

Dasho: Tendencat janë drejt rënies me covidin. Po ecim drejt imunitetit të grupit. Vdekjet javore nuk gënjejnë, edhe ato të manipuluarat që duhen lexuar me 1/4 me numrin zyrtar, vdekshmëria javore ka ardhur me rënie të qëndrueshme.

Për herë të parë gjatë pandemisë kemi 5% incidencë, por kjo është rezultat të testeve pa cilësi. Këto teste janë marrë nga një kompani jo shumë e njohur dhe më thonë se edhe paketimet i kanë shumë pak cilësore. Për herë të parë të pandemisë, incidenca pozitive është ulur në shifrat e pranueshme nga OBSH.

Fakti i tretë ishte Dita e Verës dhe thamë se çfarë do të ndodhte nga grumbullimi i njerëzve. Nuk ndodhi asgjë dhe nuk pati një reflektim në rritje rastesh. Kjo tregon se grumbullimet jashtë natyrë, në raport me grumbullimet brenda janë shumë më pak të rrezikshme. Ndërkohë në raport me ecurinë drejt imunizimit të grupit jemi në 45-50%. Që të jemi të sigurt duhet të jemi mbi 70%.



Source link