Barcelona ndez garën në La Liga

10

09:44 06/04/2021
Katalanasit mposhtin Valladolid, ‘El Clasico’ vendimtare për sezonin
Barcelona vuan por në fund arrin të marrë 3 pikët dhe të jetë totalisht në garë për titull në La Ligën spanjolle.
Katalanasit luajtën një sfidë perfekte në “Camp Nou” përballë Real Valladolid, por diferencën e bëri vetëm një gol, me Barcelonën që triumfoi minimalisht 1-0.
Vendasit iu afruan 2 herë golit me Grizman e Messi, me topin që kaloi shumë pranë shtyllës. Dalja me karton të kuq e Plano krijoi më shumë liri për Barcelonën, që u hodh totalisht në sulm. Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Dembele çliroi të majtën për të tundur rrjetën.“Jemi të aftë të fitojmë ndeshjet e mbetura. Skuadra duhet të jetë në nivel të mirë dhe cinike para porte. Gara për titull do jetë emocionuese”, u shpreh tekniku Koeman.Barcelona gjendet në vendin e dytë me 65 pikë, 1 më pak se Atletico Madrid kryesues dhe +2 pikë nga Real Madrid, kundërshtari i tyre i radhës në kampionat që mund të vendosë shumë për fatet e sezonit.
Klan News

Huazuar nga