Vjosa Osmani Presidente/ Albin Kurti: Fitoi Kosova, tani të zgjidhim krizën e shumëfishtë

14

Albin Kurti e konsideroi zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente te Kosoves, nje fitore per te gjithe, per shtetin e pavarur, per qytetarët e vendit, per demokracine, per kuvendin dhe qeverine.

Kryeministri tha mes te tjerash se Kosova e fitoi Presidenten e saj, pasi zonjes Vjosa Osmani-Sadriu, iu lexua emri 71 herë në raundin e tretë në Kuvend, ndersa me 14 shkurt e votuan mbi 300 mijë qytetarë.

“Na presin shumë punë të mëdha e të vështira, në ditët e javët e muajt në vijim, në kushtet e një krize të shumëfishtë, ku pandemia e cila na u shtua para një viti është veçse njëra prej tyre. Por, bashkë gjithsesi do t’ia dalim, do të dalim së bashku të suksesshëm, sepse nuk do të ndalemi, sepse do të angazhohemi e kontribuojmë për interesin e përgjithshëm me vullnet të paepur, shtoi Albin Kurti.

 

Vjoss Osmani u zgjodh Presidente pas votimit ne raundin e trete ku ajo mori 71 vota pro.

Huazuar nga