Spaho në Leshnicë të Korçës: Me votën për PD, nxjerrim fshatin nga varfëria. Qeveria Basha do të mbështesë financuarisht familjet e reja në fshat –

9

Kordinatori politik per qarkun e Korçes, Edmond Spaho, ishte në Leshnicë dhe Bletas, ku fermerët ju ankuan për mbetjen stok të prodhimit bujqësor mungesën e ujit dhe infrastrukturës.

Spaho tha se programi i PD e ka prioritet zhvillimin e bujqësisë dhe këtë do e arrijë me një sërë lehtësish fiskale, duke filluar që nga taksa e sheshtë.

“Duke ulur taksën nga 15 ne 9 përqind dhe çmimin e energjisë që do ta çojmë atje ku ishte në 74 lek, ne do të rrisim investimet edhe në fshat. Vendimi i parë i Lulzim Bashës kryeministër, për të hequr taksën e qarkullimit për ta çuar naften në 1200 lek për litër, subvecionet e përvitshme në 100 milion euro dhe 50 milion në sistem vaditje kullim, mjete dhe pesticide bujqësore, do të sjellin ndryshimin”, tha Spaho.

Njëherësh, ai përsëriti politikat sociale që do zbatojë qeveria Basha për të ngritur ekonominë e familjeve të reja dhe ato në nevojë. Ne duam që shoqëria të rritet dhe të mos kemi si në vitin 2020 më shumë vdekje se lindje tha Spaho.

“Ne do ti mbështesim familjet përmes subecionimit të pagesës së energjisë me vendosjen e fashës së 300 kilovatorë për familjet në nevojë, interesa zero për kredimarrje në blerje banese , pagesën e përmuajshme 30 mijë lekë për çdo lindje, pagesën e tarifave të shkollimit të fëmijëve nga shteti”, shtoi ai.

Në bashkëbisedim me komunitetin e këtyre fshatrave, u ngritën problematika të shumta që kanë përkeqësuar jetën dhe bujqësinë në fshat këto vite të qeverisjes Rama.

Fermeri: Nuk kemi ujë as për vaditje dhe as në shtëpi. Është turp të thuash, por as për tu larë nuk ka ujë. Shkulëm mollët e fundit dhe asgjë nuk shitet. Pesticidet kimike janë të shtrenjta dhe nuk dihet as çfarë cilësie kanë. Kemi mbetur vetëm sepse fëmijët kanë ikur për kushte më të mira. Këtu ska ngelur më njeri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link