Pfizer mbërrin pa bujë në Rinas, të tjera doza për vaksinimin e popullsisë

14

Pa shumë bujë, Ministria e Shëndetësisë priti mbrëmjen e sotme në Rinas sasinë e parë të  22 mijë e 230 dozave Pfizer, që do të lëvrohen deri në 20 prill.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama në facebook por pa treguar sa doza vaksine morëm.

“Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”.

Më herët Rama njoftoi se ka siguruar  edhe 50 mijë doza të vaksinës ruse, të cilat do të vijnë brenda 10 ditëve.



Source link