Narko-bosët e Ballkanit me pasaporta maqedonase!

11

Partia Opozitare VMRO-DPMNE publikoi dokumente se si disa persona të dyshuar për krim të organizuar në rajon kanë marrë dokumente identifikimi dhe udhëtimi të Maqedonisë së Veriut. Sipas dosjes së tyre, njëri nga kokat e mafies turke Sedat Peker, ka pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë të nxjerr nga Stacioni policor në Draçevë.  Sipas VMRO-së, ai me identitet të rremë, sipas dokumenteve sikur Xhadin Ademovski, me adresë në Shkup, ka qëndruar dhe vepruar ilegalisht për një kohë të gjatë brenda territorit, deri në arrestimin e tij më 18 janar, pas çka u ekstradua në Kosovë pasi që ai posedonte edhe shtetësi kosovare.

VMRO DPMNE

“Peker, katër ditë pasi që u ekstradua nga Maqedonia në Kosovë, u kthye në vend më 21 Janar, ku edhe mori letërnjoftim me emrin Xhadin Amedovski në stacionin policorë të Draçevës. Mediat në Turqi e kanë përshkruar Pekerin si bos i mafisë turke, i dënuar për reket, vrasje me pagesë në Rumani dhe vende tjera”

Nga VMRO, gjatë brifingut me gazetarët thanë se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal që ka ndërhyrë edhe në organet e shtetit duke nxjerr dokumente me identitete të rreme të së paku 200 personave nga nëntoka e rajonit, por edhe nga Amerika Jugore dhe Kontinenti Aziatik. Edhe bosi i klanit serb të ashtuquajtur “Shkallarski” Jovan Vukotiq, posedon pasaportë maqedonase me identitet të rremë si Gjorgji Andonov, të nxjerr në SPB Shkup në 2017, me të cilin ka udhëtuar në disa shtete të Evropës, thonë nga partia e Mickovskit.

VMRO DPMNE

“Bëhet fjalë për aferën me lidhshmëri të strukturave më të larta të qeverisë me strukturat më të ulta të grupeve të organizuara kriminale të Ballkanit. Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri Brendshëm Oliver Spasovski të gjithë aparatin shtetëror e kanë vënë në funksion të rrjetit më të rrezikshëm të Evropës Lindore. ‘Afera mafia’ dëshmon se vendi u bë çerdhe, duke i dhënë krahë, bashkëpunim me narko-bosët ballkanik, të cilët janë më të kërkuarit për krim të organizuar, trafikim droge, dhunë dhe vrasje”

Lidhur me këtë skandal të ngritur nga opozita maqedonase, nuk kemi marr përgjigje nga organet hetuese nëse janë duke ndjekur këto dyshime. Sipas VMRO-së bëhet fjalë për persona që përmes ryshfetit dhe favoreve tjera kanë korruptuar nëpunës shtetërore duke marr dokumente origjinale, por me identitete të vjedhura të shtetasve të Maqedonisë.

 

Alsat

Burimi