Manchester United konfirmohet i dyti

12

11:23 05/04/2021
Djajtë përmbysin Brighton, Tottenham Hotspur ngec me Newcastle
Mançester United vijon të jetë në garë të plotë për titull në Premier Ligën angleze. Djajtë e kuq bënë përmbysjen e madhe 2-1 në “Old Trafford” përballë Brighton, për të qëndruar menjëherë pas komshinjve të City-t në tabelën e klasifikimit.
Dani Uelbek kaloi në avantazh miqtë nga Brighton. Sulmuesi mposhti në dy tentativa Henderson. Gol që mbeti në fuqi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, United ktheu gjithçka në favor të saj. Rashford barazoi shifrat me fillimin e pjesës së dytë.
Shtatë minuta përpara fundit, Grinvud shënoi për 2-1, për t’i dhënë 3 pikët United. Harry Kane nuk i ka mjaftuar Tottenham Hotspur për të marrë pikë të plota në transfertën e Newcastle. Qymyrxhinjtë barazuan 2-2, duke zhgënjyer trajnerin Jose Murinho.
“Këtu nuk jam për të ndryshuar bazën e skuadrës. Në futboll duhet të shprehesh dhe jo të ngatërrohesh. Për këtë duhet të jem shumë i kujdesshëm.”
Shtatë javë nga fundi City numëron 14 pikë më shumë se United, me këto të fundit që kanë edhe një takim për të rikuperuar.
Tv Klan

Huazuar nga