Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Uron Presidenten Osmani

12


Lobi Euro-Atlantik Shqipar, si organizatë mbarëkombëtare e Mërgatës shqiptare, e strukturuar dhe organizuar nëpër shumë shtete të botës, mirëpriti finalizimin e formimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Pas konstituimit të Legjislaturës së 8-të të Kuvendit të Kosovës, Qeverisë Kurti 2, dje u zgjodh edhe institucioni shumë i rëndësishëm shtetëror, presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani Sadriu.
Me këtë rast, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar uron presidenten e Kosovës, Zonjën Osmani për postin kaq të lartë, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit të saj 5 vjeçar.
Po ashtu Lobi Euro – Atlantik Shqiptar mirëpret dhe çmon lartë përfshirjen e Mërgatës në Qeverinë e Kosovës, duke ia dhënë asaj dy Ministri shumë të rëndësishme, mbase më të rëndësishmet, respektivisht Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zonjës Donika Gërvalla nga Gjermania dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës, Zotri Armend Mehaj nga Norvegjia. 
Me këto dy emrime Qeveria e Kosovës mbajti premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, me ç’rast i bëri thirrje Mërgatës që t’i bashkohet institucioneve të Kosovës.
Prandaj deri sa institucionet e Kosovës do të punojnë në interes të qytetarëve, Lobi Euro – Atlantik Shqiptar, do t’i mbështes dhe do të kontribuoj në vazhdimësi në gjetjen e zgjidhjeve më të mira. 
Prandaj Lobi Euro – Atlantik Shqiptar, në emër të Mërgatës, të cilën ajo  përfaqëson, i përgëzon të gjitha institucionet e Kosovës duke iu ofruar bashkëpunim në sëndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.

Burimi i lajmit