“Kush ka votuar PS, nuk ia jep kundërshtarit”, Majko: Nëse s’dalin të votojnë, rrezik të shohim greminën –

8

Kandidati për deputet i PS-së, Pandeli Majko teksa bëri një analizë të situatës politike në vend dhe atë çka do të prodhojnë zgjedhjet e 25 prillit, theksoi se pushteti në Shqipëri nuk e rrëzon opozita, por ai bie vetë.

I ftuar në ‘Real Story’ Majko tha se duke marrë parasysh krizën politike në vend, opozita ka pasur shanset që të shihte veten, dhe e vetmja që gjë që ka bërë sipas tij është riformatimi i listës duke nxjerrë në krye të tyre kryetarët e partive.

Mes të tjerash Majko tha se kush ka votuar për PS, nuk bën vaki që të votojë për kundërshtarët tanë, ndërsa shtoi se nëse ata nuk shkojnë në votime, ka rrezik që të shihet ‘gremina’.

“Unë kam një problem, që lidhet me faktin se dua të jem sa më pak formal. Unë e nis dhe ua këndoj juve, si ta doni. Ajo që po diskutojmë aktualisht është se çfarë po ndodh me ne. Në 26 prill do numërojmë një verdikt. Nëse do të flasim për atë që s’kemi bërë ne, ka një justifikim. Në Shqipëri nuk është heq nga pushteti opozita, por bie vetë. Shqipëria ka kaluar disa kriza kohët e fundit, për të cilat nuk kanë shfaqur dobësinë tonë, por të palës tjetër. U bë reforma e pushtetit lokal dhe përfaqësuesit e opozitës kishin të drejtën e vetos, dhe nuk pranuan. Filluan me historinë e largimit nga parlamenti, ishte vendimmarrje e madhe. Kërkesa e saj baza kanë qenë zgjedhjet e parakohshme. Në qershorin e vitit të kaluar u ulën bashkë me ne dhe bënë ndryshime në kodin zgjedhor. Në vazhdim kaluam dy tërmete dhe sigurisht që u vonuam. S’mbaj mend që në këto vite të kenë rënë dy tërmete. Në këtë kontekst, mendoj se opozita ka pasur shanset që të shihte veten, dhe e vetmja që gjë që ka bërë është riformatimi i listës. Ka nxjerrë kryetarin e partisë në krye për t’i bërë deputetë. Për të mos folur për konkurrencën e fshehur mes dy opozitave, PD dhe LSI. Sipas testimeve tona, kush ka votuar për PS, nuk bën vaki që të votojë për kundërshtarët tanë. Nëse nuk dalin të votojnë, ka rrezik që do shohim greminën. Aty kemi ankthin, ankthin e socialistit. Nëse PS do të humbasë zgjedhjet, ata do të humbasin statusin e tyre social.”, tha Majko.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link