Jeni ndjerë më mirë kur kryetar i Partisë Socialiste ishte Nano apo Rama? Ja si përgjigjet Majko –

10

Ministri për Diasporën Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, u pyet nëse është ndjerë më mirë kur PS-në e ka drejtuar Fatos Nano apo Edi Rama.

Majko u shpreh se më mirë është ndjerë, kur ka drejtuar vetë PS-në, kur ishte edhe kryeministër.

“Më komod jam ndjerë, kur kam drejtuar vetë PS-në. në atë kohë isha kryeministër dhe kryetar partie. Meta është kundërshtari ynë politik, në këto zgjedhje është kundërshtari ynë.

Sa i përket votës së emigrantëve, procesi është bllokuar nga opozita. Qytetarët më 25 prill të votojnë për të ardhmen e tyre, për Shqipërinë. Sipas të gjitha sondazheve, ne do të fitojmë. Njerëzit më 25 prill duhet të mos zgjedhin greminën, por alternativën tonë të qeverisjes”, u shpreh Majko.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link