E kërcënuan se filmoi qytetarin duke iu ankuar ministrit Klosi, reagon Alizoti: PD po survejon policinë, pas 25 prillit… –

8

Ditën e djeshme, u bë virale një video ku shfaqej një qytetar teksa i shprehte pakënaqësitë e tij drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, njëherazi dhe ministrit të Turizmit, Blendi Klosit.

Personi që ka realizuar videon, i quajtur Xhimi Gishti, në një prononcim për “News24”, deklaroi se e kanë kërcënuar.

Frika e tij qëndronte tek familja dhe serat që ka në pronësi, pasi u shpreh se ka frikë mos i dëmtojnë të mbjellat.

Ndërkohë, pak pas kësaj interviste, po në “News24”, reagoi drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Tomor Alizoti.

Ai tha se Partia Demokratike do e mbrojë Gishtin me të gjitha mënyrat, e shtoi se PD është duke survejuar lëvizjet e policisë dhe sipas tij, të gjitha shkeljet do të ndëshkohen.

Ne bëmë publike frikën e një qyteti dhe kërcënimet që ka marr, se ka pasqyruar atë që ka fiksuar në telefonin e tij, ku një person ankohej tek Blendi Klosi. Ai dialog është fiksuar nga një tjetër qytetar, i quajtur Xhimi Gishti. Por ky i fundit u shpreh i frikësuar për serat dhe familjen. Çfarë mendoni për këtë zoti Alizoti?

Tomor Alizoti: Reagimi im është normal, një qytetar i është çuar drejtuesit të qarkut të PS dhe i ka shprehur kritikat që ka pasur në lidhje me qeverinë, një gjë normale për demokracinë, një gjë që ai e ka ndier. Kjo është filmuar nga një qytetar tjetër që ka qenë prezent, në këtë rast Xhimi Gishti. Kjo ka bërë bujë, pasi dhe zoti Klosi çohet dhe kërkon që të fshihet video. Zotëria deklaron se është kërcënuar dhe mbështetje ka kërkuar nga unë. Ai ka shumë frikë, në zonat larg Tiranës, kërcënimi është prezent. Ai është ndjerë i kërcënuar, ai e ka bërë publike këtë kërcënim. Unë isha në disa takime dhe policia do e shoqëronte. U konsultova me drejtues të lartë të policisë. U lidha me njerëzit, zotëria është i shokuar.

Nga se ka frikë? Ai përmendi edhe serat?

Tomor Alizoti: Ai ka frikë sepse në zonat jashtë Tiranës njerëzit kanë frikë, PS ka elementë të krimit dhe policinë e përdor. Ai ka frikë për serat, sepse jeton në një zonë të vogël dhe ka frikë. Unë takoj njerëz dhe fshihen sepse thonë na bëjnë video e na heqin prej pune. Ajo që bëri zotëria është normale, ky fakt ka tërbuar policinë dhe PS, duke kërkuar ta arrestojnë

Si do e mbroni këtë qytetar?

Tomor Alizoti: Ne do e mbrojmë duke e bërë në mënyrë publike dhe duke ndëshkuar nesër personat që e kanë kërcënuar. Policia po bëhet pjesë e kërcënimit, edhe mua më kanë bërë video por nuk kërcënoj njeri. Ne jemi duke survejuar të gjitha lëvizjet e policisë. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë, në demokraci njerëzit janë të lirë, ai ka thënë thjesht që jam kërcënuar, s’ka dëmtuar njeri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link