Deliu-Kodra thotë se dy ditë më parë ishte takuar me deputeten Grainca, tregon çka biseduan

12

Ish deputetja e PDK-së, Adelina Grainca, ka deklaruar sot se iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në PDK, por deklarimet e saj i ka demantuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.

Deputetja Deliu-Kodra, përmes një postimin në Facebook, ka thënë se dy ditë më parë kishin drekuar së bashku me deputeten Grainca, me të cilën kanë folur rreth angazhimit politik dhe çasjes që ajo dëshiron të ndjek në opozitë.

“Dy ditë më parë kemi drekuar së bashku në njëren prej lokaleve të Prishtinës. Kemi folur rreth angazhimit politikë dhe çasjes që ajo dëshiron të ndjek në angazhimin opozitar, madje Adelina ka folur me pasion për fitoren në zgjedhjet lokale të PDK-së në Ferizaj”, deklaroi ajo.

Postimi i plotë i deputetes Deliu Kodra:

“Cila Adelinë je ti?!

Me ish bashkëpartiaken Adelina Grainca, jemi njohur pak. E vërteta është se për herë të parë e kam takur në hapjen zyrtare të fushatës. Si grua në politikë i gëzohem bashkimit në listën tonë garuese të cdo gruaje e sidomos një vajze të re.

Dy ditë më parë kemi drekuar së bashku në njëren prej lokaleve të Prishtinës. Kemi folur rreth angazhimit politikë dhe çasjes që ajo dëshiron të ndjek në angazhimin opozitar, madje Adelina ka folur me pasion për fitoren në zgjedhjet lokale të PDK-së në Ferizaj.

Kur pashë lajmet në media dje, nuk arrija të kuptoj asesi, që po e njejta Adelinë që hapur më foli për çasjen e Vetëvendosjes, po defilonte në seancë me Albin Kurtin! Një e sapoardhur në parti e cila u vlerësua maksimalisht nga të gjithē. E shumë të rinjë aktivistë të devotshëm të PDK-së nuk e patën fatin e sajë, shumë kolege të jashtëzakoshme nuk arritën që të zgjedhen edhe pse dhanë shumë energji e mund.

Krejt në fund, një falenderim dhe kërkim falje kolegëve, kryetarit në detyrë, ferizajasve dhe atyre që të besuan, do të duhej të ishte minimumi i korrektësise politike.

Mos harro se të tradhëtosh besimin qytetarë do të thotë shumë!“, ka shkruar Deliu-Kodra.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca e cila gjatë seancës së djeshme ku në Kuvend u votua për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ka thënë se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës pasi ka vendosur ta dëgjojë elektoratin e saj dhe se atje nuk kishte përkrahjen e nevojshme, sot ka deklaruar se kalimi i saj në LVV i ka hapur rrugë zhvillimit të saj si politik.

Ajo ka thënë se ka qenë vullnet i elektoratit të saj që ajo të marrë pjesë në seancën e djeshme për votimin e presidentit./Telegrafi/



Huazuar nga