5 skuadra në garë për Superligën

10

17:03 05/04/2021
Xhafaj: Këtë vit s’ka aleanca, të gjithë janë në luftë
Pas javës së 26 skuadrat e Superligës u ngjeshën në renditje. Tashmë nga vendi i parë tek i pesti, distanca është me 5 pikë. Ish-zv trajneri i Tiranës kampione, Erjon Xhafa sheh se gjysma e ekipeve të kampionatit mund të pretendojë titullin.
“Te gjitha aspirojnë. Kanë pas luhatje. S’ka favorite”.
Kanë mbetur për tu luajtur edhe 10 javë për tu luajtur dhe të gjitha do të kenë përballlje me njëra tjetrën. Por a do të zgjidhet ekuacioni nga sfidat direkte?
“Jo me përballje direkte, por duke fituar me ato të fundit të renditjes”.
Kampionati shqiptar shpesh ka vuajtur nga aleancat e javëve të fundit, por për Erjon Xhafën, këtë vit nuk do të ketë të tilla.
“S’ka aleanca të gjithë janë në luftë”.
Veç titullit kampion që është ende në diskutim, e paqartë është se cilat skuadra do të bien një kategori më poshtë. Bylis, Skënderbeu dhe Apolonia janë tre skuadrat e fundit në tabelë.
Tv Klan

Huazuar nga