Vjosa Osmani Presidentja më e re e Kosovës, Duka: Urime në misionin fisnik, në fokus shpresoj të jenë eliminimi i krizave të brendshme dhe pengesat në integrimin euro-atlantik! –

10

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka uruar Vjosa Osmanin për detyrën e re si Presidente e Kosovës. Duka shprehet besimplotë se Osmani do të maksimizojë bashkëpunimin ndërpartiak dhe me aktorët e tjerë social për të konsoliduar, paqen në rajon dhe për të rritur prosperitetin e popullit të Kosovës.
Ai thotë ndër të tjera, se detyra kryesore e Vjosa Osmanit është të eliminojë vonesat dhe pengesat në integrimin euro-atlantik të Kosovës, duke nisur nga liberalizimi i vizave.

Postimi i plotë i Agron Dukës:

“Besimplotë në përkushtimin dhe suksesin tuaj!
Urime në misionin tuaj fisnik për të mbështetur reformat shtet-formuese, luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, promovimin e ekonomisë së shëndetshme të Kosovës duke prodhuar më shumë punësim dhe të ardhura.
Jam besimplotë se ju, në mandatin e Presidentes së Kosovës, do të maksimizoni bashkëpunimin ndërpartiak dhe me aktorët e tjerë socialë për të konsoliduar, paqen në rajon dhe për të rritur prosperitetin e popullit të Kosovës.
Përgjegjshmëria juaj politike, për eleminimin e krizave të brendëshme do të eleminojë, vonesat dhe pengesat në integrimin euro-atlantik të Kosovës, duke filluar nga liberalizimi i vizave.
Sot populli i Kosovës, ju ka dhënë një mundësi dhe përgjegjësi historike, të cilat uroj t’i përmbushni me sukses!
Agron Duka
Kryetar i PAA të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link