Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për fletën e votimit, Gjekmarkaj: Rama s’të lë në paqe as për Pashkë, ndryshimi do të mbrohet si kurrë më parë, me çdo çmim –

12

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, për të shkuar në zgjedhjet e 25 prillit, me fleta që i identifikojnë kandidatët vetëm me numra, e jo me emra e mbiemra.

Gjekmarkaj thekson se opozita dhe i gjithë populli gjenden në këmbë dhe sipas tij nuk i mposht asnjë dhunë.

Gjekmarkaj thotë se kryeministri nuk të lë në paqe as në ditën e Pashkëve.

Postimi i plotë:

Asnjë hap pas !
Doli edhe fleta më e perçudshme e votimeve që ka njohur historia !
Duket si leter bixhozi !
Edi Rama po tenton ta bëjë lëmsh proçesin elektoral! Por asgjë nuk e shpëton ! Opozita do ti rrijë atij dhëmb për dhemb e sy për sy në çdo qytet dhe fshat, në çdo lagje e qender votimi !
Policet e tij diten vënë postoblloqe për të kontrolluar makinat e kandidatëve të Opozites, natën heqin çdo postobllok për makinat e OSHE-së për të hyrë nëpër fshatra dhe darovitur !
Me “shpërblime” për “termetin”, me “legalizime”, me lista “angazhimi” për administraten që do të sjelle vota per Rilindjen, Edi Rama po kalon ditët e agonisë!
Opozita dhe Populli i saj tashmë shumicë janë në këmbë, janë roje , nuk ka presion që i ndal, nuk ka dhunë që i mposht !
Ndryshimi do të mbrohet si kurrë më parë me çdo çmim që i paguhet lirisë dhe demokracisë! Do ta mposhtim Edi Ramen dhe banden e tij ! Ata kanë shumë për të patur frikë , ata humbasin shumë nga përballja, ne asgjë, ne vetem fitojmë vendin tonë dhe heqim zgjedhen korruptive të tjetërsimit të votes !
Asnjë hap pas në fushatë, asnjë hap pas nga komisioneret dhe vëzhguesit tanë!
Asnjë hap pas pa e shporrur diktatorin senil dhe haremin e tij të një mijë e një poshtërsive! Ky nuk të lë në paqe as diten e Pashkëve, mjafton të shikosh fleten e votimit për të kuptuar deri ku i shkon perversiteti i shpreses manipuluese!
Asnjë hap pas Edi Rama, para teje dhe cubave të tu Edi Rama! Shënoje

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link