Vaksinohen kundër coronavirusit 2,419 punëtorë shëndetësorë

10

Që nga e marta e javës që lamë pas e deri në orët e para të paradites së të dielës janë vaksinuar me vaksinë antiCOVID-19, 2 mijë e 419 punëtorë shëndetësorë në gjithë Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Në konferencën për media, Bardhi ka treguar se si po vijon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë nëpër shtatë komunat e Kosovës.

“Vijueshmëria e numrit që ne aktualisht kemi trajtuar deri më tani ka shkuar në rregull dhe deri më tani në total numri ka arritur 1 mijë e 798 do të thotë 1800 persona të vaksinuar në qendrën 1 tetori me një frekuencë nga dita e sodit që kishin 38 persona personel shëndetësorë të vaksinuar. Ndërsa nëse marrim dhe shtojmë edhe numrin e të vaksinuarve nëpër këto 7 regjione që aktualisht është duke u procesuar vaksinimi edhe në ato qendra 39 kanë qenë sot të vaksinuar por në total që numri i tyre ka shku afër 621, dhe në total nëse i mbledhim qendrën ‘1 Tetori’ dhe pjesën e regjioneve që kemi 7 sillet afër tek 2mijë e 419 të vaksinuar”, tregoi Bardhi, raporton KP.

Bardhi shpreson që do të arrihet që të plotësohet kuota e paraparë e vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë.

“Me shpresë që dita e nesërme dhe ditët në vijim kur i kanë edhe afatet e parapara të gjithë personeli shëndetësorë ky numër do të rritet padyshim dhe do të kemi atë kuote që ne kemi pretenduar” tha ai.

Vaksinimi i të moshuarve mbi moshën 80 vjeç pritët të filloj nga e marta me datë 6 prill apo nga e mërkura me datën 7 prill. /Telegrafi/



Huazuar nga