Sërish pa truproja, Meta kafe në Lungomare me Bujar Leskajn e PD dhe ish-deputetin e LSI –

10

VLORË

Presidenti Ilir Meta është ndalur këtë të diel në qytetin e Vlorës. Në disa foto që sjell më poshtë “BalkanWeb”, Kreu i Shtetit shihet duke konsumuar një kafe te Lungomare.

Siç shihet nga fotot, Meta është shfaqur sërish në publik pa truproja, por i shoqëruar vetëm nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.

Gjithashtu, Presidenti është i ulur në kafe me kandidatin e PD në Vlorë, Bujar Leskaj, dhe ish-deputetin e LSI në këtë qark, Flamur Çelaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link