Përfaqësuesit studentorë nisin peticion për largimin e Ardian Kastratit nga UP-ja

15

Organizata studentore ‘Studim Kritikë Veprim’ kanë nisur peticion për largimin e profesorit universitar, Ardian Kastratit, njëherësh edhe deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, nga detyra në Universitetin e Prishtinës.

“Universiteti i Prishtinës nuk duhet dhe nuk guxon të strehoj të tillë profesor brenda vetes. Një profesor universitar që përdorë një gjuhë të tillë në publik, përpos që e dëmton veten, e dëmton edhe imazhin e Universitetit”, thuhet në peticion.

Reagimi i tyre vjen pasi deputeti Kastrati, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente, citoi në ‘Facebook’ veprimtarin e çështjes shqiptare, Faik Konicës, i cili përshkruan një grua në peshë.

“Përmes këtij peticioni kërkojmë lirimin e tij nga të gjitha funksionet që ai i ushtron në UP”, kërkohet tutje nga SKV-ja.

Ndërkaq Kastrati, në anën tjetër, në një reagimnëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, ka thënë se postimi i tij nuk ka pasur cak askënd, vetëm se “i ka pëlqyer satira e Faik Konicës”.

“Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa”, deklaroi ai.



Huazuar nga