Pashkët katolike/ Benet Beci vizitë në familjen e Frederik Shirokës: Do të ndihmojmë për t’i bërë doktorit një muze –

18

Kandidati për deputet i PS në Shkodër, Benet Beci ka vizituar sot për Pashkë Katolike familjen e themeluesit të kirurgjisë shqiptare, doktor Frederik Shirokës.

Beci i ka premtuar familjes Shiroka se do të ndihmojë për të ndërtuar një muze në Shkodër për nder të doktorit.

Ai ka thënë se në Shkodër pjesa më e veçantë janë vlerat e njerëzve, kultura dhe historia.

‘’Gëzuar për shumë vjet. Marshalla, shumë mirë qenkeni.

Folëm pak për profesorin, nëse do të mundemi të bëjmë, të ndihmojmë për një muze të doktorit. Në Shkodër pjesa më e veçantë janë vlerat e njerëzve, kulturës dhe historisë. Shumë igëzuar që profesori dhe familja ka material. Të shohim si mund të jemi pjesë e kësaj. ‘’- tha Beci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link