Mediu uron Osmanin: Ky moment i rëndësishëm për Kosovën, Shqipëria është e çorganizuar

11

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu, në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja uroi Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani dhe foli për situatën politike në vend.

Sipas Mediut ky ishte një moment i rëndësishëm për Kosovën, ndërsa për situatën politike në Shqipëri ai u shpreh se vendi ynë është i ç’organizuar.

“Së pari dua të uroj zonjën Osmani në krye të shtetit të Kosovës, një pozicion jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Shpresoj që ky vendim të shoqërohet me një kompromis më të gjerë të forcave politike në kuadër të ndërtimit të qeverisë së re.

Është një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën që kërkon një komunikim dhe një kompromis politik në shërbim të interesave të Kosovës.

Për fat të keq kemi një Shqipëri të ç’organizuar, përçarëse dhe prandaj i kërkohet Kosovës që të ndjekë linjën e saj për të garantuar pavarësinë derisa të bëhet anëtare e OKB-së, nëpërmjet një dialogu që do zhvillojë me Serbinë.

Në Shqipëri, regjimi i Edi Ramës ka ardhur në pushtet nëpërmjet manipulimit dhe mashtrimit, ka zhvilluar marrëdhënie në shërbim të interesave korruptive dhe kriminale, është një regjim tipik fashist që nuk pyet për interesat e shqiptarëve, i shikon ata thjesht si numra, abuzon dhe i vjedh taksat e tyre, shkatërron çdo mundësi për zhvillimin e ekonomisë duke e kthyer Shqipërinë mbrapa në historinë e saj.

Ajo që po ndodh në Shqipëri është një politikë e organizuar e Edi Ramës si në zgjedhjet e 2017, dhe në 2015 dhe do që edhe tani të mundet që të kontrollojë nëpërmjet blerjes së votës, korrupsionit, ndryshimeve të Kushtetutës dhe nëpërmjet grupeve kriminale të manipulojë rezultatet e zgjedhjeve.”



Source link