Kadrijaj vazhdon kritikat: Adem Hoxha na tregoi pse votoi, për të tjerët e kuptojmë më vonë

11

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka vazhduar me kritika ndaj bashkëpartiakes Albena Reshitaj.

Reshtiaj  shkoi në Kuvend dhe mori pjesë në procesin e votimit të presidentes.

Ajo ka thënë se derisa deputeti goran Adem Hoxha ka treguar arsyen e tij pse dha votë pro Vjosa Osmanit presidente, por se është kureshtare për deputetët tjerë se për çka votuan.

“Albena dhe Adem Hoxha nuk e lejuan qē zgjedhjen e presidentit ta shantazhojë Lista Serbe, nejse Ademi na tregoi pse votoi. Për tre të tjerët do e kuptojmë ma vonë!”, ka shkruar Kadrijaj.

Ndërkaq, Reshitaj kishte marrë pjesë në zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, edhe të shtunën, duke ia bërë korumin.

Pas përfundimit të seancës për zgjedhjen e Presidentes, ka thënë para mediave se për herë të parë në histori të vendit kanë lënë jashtë ndikimin e Listës Serbe në formimin e institucioneve.

“Unë isha sot pjesë e kësaj seance, pjesë e opozitës së bashku me një pjesë të LDK-së, dhe mund ta them me shumë bindje që për herë të parë në histori të vendit kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit për ndërtimin e institucioneve të vendit Kemi dhënë një mesazh të jashtëzakonshëm që jemi ne ata që vendosim për vendin tonë”, u shpreh Reshitaj./Telegrafi.



Huazuar nga