Gashi: Askush nuk guxon t’i shantazhoj deputetët e LDK-së

17

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar nga LVV-ja që të ndalë siç ka thënë ai shantazhet ndaj deputetëve të LDK-së, ose do t’i ndryshojnë qëndrimet.

Gashi ka thënë se ka pasur kërcënime ndaj deputetëve të LDK-së të cilët nuk votuan mbrëmë për zgjedhjen e presidentes së Kosovës.

“Ata janë deputet të LDK e kanë mirëkuptimin e plotë të grupit parlamentar, të kryesisë të LDK-së për veprimet e tyre. Ne jemi një vend demokratik dhe bindjet ushtrohen në mënyrë të lirë dhe demokratike. Askush nuk guxon të ushtroj presion , shantazh e kërcënim ndaj askujt”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se u.d e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, mbrëmë me deklaratën e saj ka shantazhuar deputetët e LDK-së.

“Ajo që ka bërë mbrëmë shefja e grupit të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke shantazhuar dhe kërcënuar deputetet e LDK-së, është e papranueshme dhe e pa tolerueshme. Nëse ata vazhdojnë të marrin kësi qëndrime, do të marrin përgjigje tjetër”, tha Gashi.

Ai shtoi se do të marrin pjesë në seancën e sotme por nëse vazhdon kjo sjellje e LVV-së, do ta ri konsiderojnë vendimin e tyre. /Telegrafi/



Huazuar nga