‘’Fle në këtë ditë shiu’’, Rama thumbon Bashën: Në ditë me diell infekton me krenari ndjekësit e tij, vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit –

14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thumbuar Lulzim Bashën për tubimet e demokratëve në ditët e fundit.

Rama thotë se sot Basha fle në ditë shiu, teksa nxjerr video të xhiruar në ditë me diell ku vijon të infektojë me krenari ndjekësit.

Pikërisht, sipas Ramës kjo do të jetë vula që do i mbetet humbësve të 25 prillit.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij🤮

Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka🙏

Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link