Çitaku: Osmani duhet ta gjykojmë për veprimet politike, por jo për dukjen dhe peshën e saj

15

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Adrian Kastrati ka publikuar një pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike, por jo për dukjen dhe peshën e saj.

“Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë vet. Ama, me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.

Vjosa Osmani  u zgjodh presidente në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit, njofton Telegrafi.



Huazuar nga