Ish kryeministri i vendit Sali Berisha me anë të një postimi në facebook ka uruar Presidenten Vjosa Osmani.
Ai i ka shprehur zonjës Vjosa urimet më të përzemërta në misionin e saj si kryetare e shtetit të Kosovës.
“Zonja Vjosa Osmani, Presidente e Kosoves!
Te dashur miq, sot parlamenti i Kosoves zgjodhi ne detyren me te larte te vendit, Presidente te Republikes zonjen Vjosa Osmani.
Me kete akt parlamentaret e Kosoves votuan ne perputhje me vullnetin e qytetareve te Kosoves, te cilet vleresuan dhe votuan Vjosa Osmanin ne zgjedhjet e fundit me shume se çdo personalitet tjeter ne historine e Kosoves pas shpalljes se Pavaresise.
Me kete rast ju ftoj te dashur miq, ti percjellim Presidentes te Republikes se Kosoves, zonjes Vjosa Osmani urimet tona me te perzermta ne misionin e saj te larte te kryetares se shtetit Kosoves. Urime! Sb”