Atentati në Shkodër/ Autorët e ndoqën për 500 metra, gëzhojat në vendngjarje

8

Burime për Ora News bëjnë me dije se autorët e kanë ndjekur për gati 500 metra makinën ku udhëtonte Bardhok Pllanaj.

Ndërkohë Ora News sjell pamje nga vendngjarja ku duken gëzhojat e plumbave të qëlluara.

Lexo edhe: Atentat në Shkodër, vritet në makinë Bardhok Pllani, FNSH rrethon Dobraçin

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Source link